




Një shqiptar është pjesë e kastit të aktorëve të “Fast and Furious 8” dhe premiera e evropiane e filmit ka qenë në Berlin. Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, të cilit regjisori i ka besuar rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë.
Xhirimet e kësaj pjesa janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot.
“Si fillim për këtë rol kam aplikuar online në faqen e IMDB Pro, më pas kompania Universal është kujdesur që të më kontaktojnë personalisht dhe më ka kërkuar detaje të tjera, kryesisht të pamjes. Ata kishin nevojë për një profil të keq, një personazh i keq, dhe mesa duket fytyra ime i është përshtatur rolit që kërkohej”, ka thënë ai për intv.
Ndërkaq aktorët e famshëm të Hollivudit, Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra adhurues entuziastë.
Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





