Transmetuar më 05-04-2017, 23:57

Fotografitë e një babai sirian i cili mban në krahë dy binjakët e pajetë kanë tronditur dhe revoltuar opinionin botëror.

Ai i ka kërkuar një njeriut të tij që ta filmojë me binjakët e tij, për t’i dëshmuar botës se çfarë u ka ndodhur për shkak të gazit sarin.

Foshnjet u vranë nga sulmi me armë kimike në provincën Idlib.

“Ata janë Aya dhe Ahmed. Ti themi lamtumirë”, tha babai, Abdulhamid al-Youssef, në lotë, për binjakët 9-muajsh./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd