Transmetuar më 05-04-2017, 22:24

Është ndarë nga jeta një protestues i Partisë Demkratike dhe pjesëmarrës aktiv në atë që cilësohet “Çadra e Lirisë”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Avni Begës, është njoftuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, e cila në llogarine e saj në Facebook ka bërë një postim prekës për të ndjerin.

“Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme jeta të Avni Begës. Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, cdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira”, shkruan deputetja e PD-së.

Postimi i plotë i deputetes Mimoza Hajdarmataj:

“Cadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë.

Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme jeta të Avni Begës. Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e pqrakohshme të Avniut. Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, cdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira. Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta cuar deri në fund rrugën e nisur.

I lehtë i qoftë dheu”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd