

Daniel Godelli fiton medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, në Split të Kroacisë.
Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj ishin dy peshëngritësit shqiptarë që garuan në peshën deri në 77 kg.
Godelli startoi me 156 kg, por fatkeqësisht në provën e parë dështoi.
Peshëngritësi shqiptar dështoi edhe në provën e dytë gjatë tentativës për të ngritur 158 kg.
Në provën e tretë Daniel Godelli arriti të ngrejë 161 kg në stilin e shkëputjes duke i dhënë Shqipërisë një triumf që na bën krenarë.
Peshëngritësi Erkand Qerimaj e nisi me 155 kg stilin e shkëputjes dhe e ngriti me sukses në provën e parë.
Megjithatë Qerimaj dështoi në dy provat e tjera në tentativën për të ngritur 158 kg./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





