Transmetuar më 05-04-2017, 19:20

Modelja e njohur Bella Hadid ka folur për herë të parë në lidhje me besimin e saj fetar. Ajo ka rrëfyer për përvojën e të atit si refugjat dhe besimin e saj mysliman.

Bella dhe motra e saj Gigi, nënën e kanë palestineze dhe babanë palestinez. Yjet kanë rrëfyer se janë shumë krenare që janë myslimane.

I ati i tyre Mohamed Hadid ka një pasuri që mendohet se kap vlerën e 200 milionë dollarëve. Babai i modeleve ka shkuar në SHBA që në moshën 14-vjeçare.

“Ka qenë gjithmonë shumë besimtar. Gjithmonë është lutur me ne. Jam krenare që jam myslimane. Të gjithë njerëzit meritojnë respekt dhe mirësjellje”, thotë Bella Hadid, një prej modeleve më të ndjekura të momentit.

Reagimi i saj plot krenari vjen pak javë pasi ajo u bë pjesë e marshimit në New York kundër politikës së Trump për të ndaluar hyrjen e të huajve në SHBA.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd