





“Dy palë këpucë”. Ky ishte mbishkrimi mbi një pako të çuditshme e cila mbërriti nga Europa Veriore në Australi.
Autoritetet kufitare vendosën ta skanonin me rreze X dhe sigurisht që brenda pakos ata nuk gjetën këpucë, por një përzierje krijesash helmuese si gjarpërinj, merimanga e akrepë.
Ato u vranë pasi u zbuluan në Australi, ndonëse disa prej merimangave kishin ngordhur që gjatë rrugës.
"Kushdo që pretendon se i do kafshët dhe i mbyll zvarranikë e merimanga në një kuti të vogël e i dërgon me postë, nuk mund të ketë dashuri për ta, apo për Australinë", tha një zëdhënës i biosigurisë.
Mbetet e paqartë se kush ta ketë nisur këtë pako të pazakontë drejt Australisë, ashtu sikurse nuk dihet identiteti i marrësit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





