Transmetuar më 05-04-2017, 17:41

Një adoleshente në Tiranë për muaj të tërë është përndjekur nga një person. 16- vjeçarja G.D., me banim në Tiranë është paraqitur në polici ditën e sotme, për të denoncuar personin i cili ishte kthyer në makthin e saj.

Ajo ka denoncuar 33- vjeçarin Sh.M., banues në Bathore, se në vazhdimësi në kohë dhe vende të ndryshme, e ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht.

E reja ka thënë se ndiqej vazhdimisht prej tij dhe se pavarësisht refuzimit të saj për të pasur kontakte me të, ai i bënte pritë vazhdimisht duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit dhe duke e penguar të kishte një jetë normale.

Në këto kushte ndaj të dyshuarit nisën hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd