Transmetuar më 05-04-2017, 16:25

Një sasi kokaine është kapur këtë të mërkurë në burgun e Drenovës. Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, rreth orës 12 pas mesnatës së djeshme kanë ndërmarrë një operacion bliz pranë kësaj IEVP.

Nga kontrolli është konstatuar një sasi prej rreth 10-12 gram lënde narkotike e dyshuar heroinë e fshehur në tualetin e dhomës së takimeve me familjarët. Menjëherë pas konstatimit të lëndës narkotike janë kryer veprimet e para proceduariale si dhe është njoftuar policia e Korçës si dhe prokuroria e rrethit.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u mor në mënyrë të menjëhershme masa e pezullimit të shefit të Policisë së IEVP Drenove si dhe e disa punonjësve të tjerë të policisë. Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për rastin në fjalë si dhe për nxjerrjen e përgjegjësive.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd