Transmetuar më 05-04-2017, 15:59

Ndryshe nga ajo vajza moskokëçarëse që shohim në ekran, ata që e njohin nga afër Rozën e dinë natyrën e saj të ndjeshme.

Roza në postimet në Instagram na ka njohur me shumë raste për kafshët në nevojë apo ndihmën që iu ka dhënë atyre. Dhe pikërisht situata e fundit që i ka ndodhur ka të bëjë pikërisht me ta.

Teksa ka vizituar një dyqan kafshësh në Myslym Shyri është tronditur nga ajo që ka parë aty. Kafshë që mbaheshin për tu shitur dhe që ishin në gjendjen më të keqe të mundshme.

28 vjeçarja bëri shembull një qenush i cili ishte gati duke u verbuar dhe nxirrte shkumë nga goja, pasi pronari i dyqanit e kishte pushuar nga puna veterinerin dhe kafshët ishin në mëshirën e fatit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd