Transmetuar më 05-04-2017, 15:31

Një banor i fshatit Dukat në Vlorë është vënë në pranga sepse sipas policisë dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë, për të mbledhur dhe trafikuar 1.7 ton kanabis sativa, që janë gjetur ditën e djeshme në Gjirin e Bristanit.

Në pranga është vënë Patriot Belulaj, 56 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi Belulaj është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet lënda narkotike, ç’ka e bën atë si një nga trafikantët e dyshuar.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë" dhe "Moskallëzim krimi".

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd