







Në periudhën më të vështirë dhe të errët të saj, Nicola King, një 24- vjeçare britanike, arriti të peshojë vetëm 25 kilogramë, por më pas vendosi të luftojë kundër gjendjes në të cilën ishte përfshirë, anoreksisë.
Pas gjashtë vitesh sëmundje dhe 18 muaj pas momentit që vendosi të bëjë kthesë, ajo nisi stërvitjet duke u shndërruar në një bodybuilder të vlerësuar dhe me forma të spikatura.
Nicola u kurorëzua fituese në kategorinë e transformimit më të mirë të trupit në kampionatin britanik të mbajtur fundjavën e lënë pas.
King përfundoi e shtruar në spital në terapi intensive, ku mjekët e këshilluan atë dhe familjen e saj që të ndryshonte pasi në të kundërt rrezikonte të vdiste.
“Nuk kisha ngrënë për muaj të tërë, trupi im nisi të lëshohej dhe nuk kisha më dëshirë për të jetuar”, thotë Nicole. Ajo shton më tej se nisi të numëronte kaloritë që merrte në moshën 16- vjeçare, pasi nuk i pëlqente vetja.
Në fillim largoi çokollatën nga regjimi ushqimor dhe më pas dalëngadalë çdo gjë. Në vitin 2015 kur situata ishte bërë kritike, nisi të shkojë në palestër dhe më tej u bë pjesë e body building, duke skalitur një trup mbresëlënës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





