Transmetuar më 05-04-2017, 14:39

Qeveria gjermane ka aprovuar gjoba deri në 50 milionë dollarë kundër gjigantëve të medias sociale që dështojnë fshirjen e komenteve me gjuhë urrejtjeje dhe lajmeve të pavërteta.

Qeveria gjermane tha se kompanitë do të kenë një javë kohë për t’i hequr postimet që shkelin ligjin nga rrjeti. Ndërkohë edhe kokat e mediave sociale si Twitter-i dhe Facebook mund të rrezikojnë gjoba që shkojnë deri në 5 milionë euro nëse nuk respektojnë ligjin gjerman.

Kabineti i Angela Martinit tha se "krimet e urrejtjes që nuk hetohen dhe luftohen përbëjnë rrezik të madh për bashkëjetesën paqësore të një shoqërie të lirë, të hapur dhe demokratike".

Volumi i gjuhës ksenofobie dhe të urrejtjes online në Gjermani ka shënuar rritje të ndjeshme që prej mbërritjes në vend të rreth një milionë azilkërkuesve në vitin 2015.

Të alarmuar nga natyra e shumë postimeve qeveria ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur gjigantët e teknologjisë për të ndërmarrë veprime në rrjetet e tyre.Vendimi për gjoba vjen pasi qeveria shikoi mosgatishmëri nga ana e rrjeteve sociale për t’iu përgjigjur thirrjes së qeverisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd