Transmetuar më 05-04-2017, 14:10

Një person i shumëkërkuar për disa vepra penale është ndaluar nga policia e Lezhës.
Bëhet fjalë për Bledar Baboçin, 34 vjeç, banues në Laç, i cili u arrestua ditën e djeshme.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në 12 nëntor të vitit 2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest më burg” për veprat penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





