Transmetuar më 05-04-2017, 13:15

Pas takimit me Ilir Metën, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij kryetarin e grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçin, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ditët e fundit janë shtuar takimet e kreut të ekzekutivit me përfaqësues të koalicionit dhe partisë që ai drejton.
Ndërkohë, paralelisht me këtë, një tjetër takim është duke u zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, mes kryeparlamentarit Meta dhe ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.
Pas përfundimit të takimit me Metën, Vasili i’u drejtua Kryeministrisë për takim me Ramën./k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





