




Një version të ri për filmin klasik“Dirty Dancing”, i cili mund të gëzojë ose jo fansat e tij. Televizioni amerikan ABC ka konfimruar se do të jetë një përshtatje e re për televizion i filmit klasik, me një kast tërësisht të ri.
Në versionin e ri fansat do të shohin se çfarë ndodhi me dy të dashuruarit, Baby dhe Johnny pas përfundimit të filmit.
Në rolin e Baby do të jetë aktorja amerikane Abigail Breslin, e cila në 2006 ka luajtur në filmit “Little Miss Sunshine”. Një tjetër emër që i shtohet kastit është Debra Messing, që do të luajë rolin e nënës së Baby.
Debra thotë se filmi i ri do të jetë i ndryshëm nga i pari, por do të ketë momentet ikonë që fansat i dinë dhe i duan. Filmi do të jetë pak më i gjatë se origjinali, duke i dhënë mundësi personazheve të njihen dhe më shumë.
Filmi origjinal u bë mjaft i famshëm duke i bërë yje të kinemasë Jennifer Grey dhe Patrick Swayze, dhe tashmë do të jenë fytyra të reja në rolet ikonë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





