Transmetuar më 05-04-2017, 12:55

Ai ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në botë në rolin si mesfushor. Bëhet fjalë për Andrea Pirlon. Së fundmi, mediat flasin për një kalim të mundshëm të tij te gjigantët anglezë të Çelsit, por jo në rolin e futbollistit. Pirlo pritet që të shkojë në “Stamford Bridge” si asistent i trajnerit Antonio Konte.
Ky i fundit ka shprehur dëshirën për ta pasur në krah italianin, pas largimit të asistentit aktual./k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





