Transmetuar më 05-04-2017, 12:19

Shkatërrohet një bandë e trafikut të drogës në Itali. I përbërërë nga 5 shtetas shqiptarërë, grupi përdortë shërbimin “call center” për të depërtuar te klientët. Sipas policisë italiane, anëtarët e bandës shkonin në banesa të maskuar si shpërndarës picash.

Çdo anëtar i kësaj organizate kishte territorin e tij të trafikimit. Ata shpërndanin drogën në bazë të kërkesave telefonike që mbërrinin në “operatorin e call centerit” të përshtatur në një apartament në zonën Riano të Romës.

Ata u arrestuan në flagrancë teksa kishin fshehur dozat e kokainës në kartonin e picës.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti në banesën e të fejuarës së njërit prej të arrestuarve, 24 mijë euro cash dhe 870 gram kokainë./k.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd