
Me qëllimin e vetëm, për të ndalur kërcënimin që vjen nga Rusia, trupat ushtarake amerikane, dhe ato rumune, kanë mbërritur në bazën e Polonisë.
Por, shteti rus ka shprehur shqetëime për vendosjen e trupave në shtete si Polonia, Letonia, Estonia dhe Lituania.
Më herët, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi zhvendosjen e sistemeve raketore dhe trupave në Kaliningrad. Ky duket se është fakti kryesor që ka detyruar NATO-n të vendosë trupa ushtarake.
Sipas një raporti të shërbimeve sekrete lituaneze Rusia ka zhvilluar aftësinë për të ndërmarrë një sulm mbi shtetet ballatike brenda 24 orëve, duke kufizuar mundësinë e NATO-s për kundërveprim, nëse nuk i ka forcat e saj ushtarake të dislokuara në rajon./k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





