




Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shprehet i prerë lidhur me betejën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Ai thotë se një punonjës policie që direkt ose indirekt mbështet një subjekt kriminal është i rrezikshëm për shoqërinë.
“Ne do ndëshkojmë policët që bashkëpunojnë me krimin. Nuk bëjmë asnjë kompromis me trafikantët, do ketë ndëshkim për çdo rrënjë kanabis të mbjellë për kultivuesit dhe ata që nuk raportojnë. Cilido polic që bëhet palë me krimin do largohet nga policia dhe do ndiqet penalisht”, u shpreh Xhafaj.
Duke folur ditën e sotme nga Akademia e Sigurisë, në ceremoninë e fillimit të kursit për patrullë të përgjithshme për 418 kursantë, ai dha garanci edhe për zgjedhjet e 18 qershorit, duke deklaruar se do ndëshkohet çdo polic që nuk kryen detyrën.
Ai siguroi se vullneti i tij si ministër dhe i qeverisë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe sa i përket veprimit të policisë së shtetit, është i plotë dhe i qartë. Ai tha më tej se angazhuar fort për konceptimin dhe realizimin e një hapi të ri në procesin e reformimit të Policisë së Shtetit edhe përmes kryerjes së një procesi Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, për të verifikuar dhe rivlerësuar integritetin, figurën e tyre morale dhe aftësitë profesionale sipas standardeve dhe modelit të ndërtuar për Vettingun në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të Reformës së Drejtësi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





