Transmetuar më 05-04-2017, 09:43

Vëmë bast se… nëse skuadra ime e mund tënden, do e kaloj natën me gruan tënde? Është kjo ajo që ndodhi mes dy futbollistëve afrikanë, të cilët vunë bast bashkëshortet e tyre me rastin e derbit mes Dar es Saalam në Tanzani dhe Simba SC-Young African SC.

Ky fakt u bë publik nga gazetari Osasu Obayiuwana i cili në një postim në profilin tij në Twitter, publikoi edhe fotografinë e letrës me paktin të pazakontë, ku ishte shkruar dhe firmosur gjithçka, raporton noa.al.

Një çmenduri e vërtetë, përveçse një gjest seksit nga më të këqijtë, trajtimi i gruas si objekt seksi në bastin e firmosur në fillim të muajit mars.

Por si shkoi ndeshja? Fitorja shkoi për skuadrën e Simba FC, e cila fitoi me rezultatin 2-1. Ndërkohë që lojtarit të skuadrës fituese, i shkoi një tjetër çmim, gruaja e kundërshtarit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd