




Damiano dhe Armela kanë diskutuar sërish së bashku dhe sërish për Xhenit, ku këtë herë ai ka kërkuar ndihmë nga Armela.
“Si ta them… dua të luaj, por nuk e bëj dot lojën false, dua ta bëj me ndjenja lojën. Ti e di ça lojtari jam unë. Dua ta bëj lojën me atë këtu brenda, kam pengesa”, i thotë Damiano.
Por për Armelën, Xheni është me Benardin. “Xhenin nuk e merr dot. Ajo është me Benardin”.
“Por ata nuk kanë gjë konkrete”, i thotë Damiano, por për Armelën i përgjigjet se ata thjesht nuk e shprehin. “Të gjithë e dinë, përveç atyre”, thotë ajo.
Për Damianon asgjë nuk është e pamundur edhe pse Armela i thotë se Xheni nuk e sheh fare, shkruan faqja e ‘Bb’.
Ai e pyet nëse Armela mund të ndikojë te Xheni, por ajo i jep përgjigje negative. Megjithatë, Damiano ngulmon sërish dhe thotë se një rrugëzgjidhje me siguri që ekziston.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





