Transmetuar më 04-04-2017, 23:53

Ajo për tre muaj mbush 50-vjeçe por fiziku dhe linjat e saj nuk duan t’ia dinë për këtë gjë pasi vazhdojnë të jenë në formë perfekte.

Aktorja e njohur hollivudiane, Pamela Anderson, së fundmi është zhveshur dhe ka pozuar me të brendshme për “Coco de Mer”, duke bërë më së miri modelen.

Bukuroshja bionde e cila njohu suksesin e saj në serialin “Baywatch”, duket mjaft seksi në fotosesionin e fundit.

Pamela Anderson është bërë reklamuese ndërkombëtare e brendit Coco de Mer në muajin shkurt, ndërsa është angazhuar edhe në rolin e dizajneres.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd