Transmetuar më 04-04-2017, 23:09

Skuadra e Lazios kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë.

Derbi i mbrëmjes së sotme Roma-Lazio, përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të romanistëve por kjo fitore nuk ka mjaftuar pasi takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të lacialëve.

Golat për Romën në këtë takim u shënuan nga El Shaaraëy dhe Salah (2), ndërsa për Lazion shënuan Savic dhe Immobile.

Në këtë takim u aktivizua edhe portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili shijon suksesin e parë në Itali, duke u bërë pjesë e një finaleje.

Lazio në finale do të presë njërën nga skuadrat mes Juventusit ose Napoli, që nesër takohen në gjysmëfinalen e dytë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd