




Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e sotme në bregdetin e Vlorës.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me atë Kufitare, Njësinë Speciale “Delta” dhe Guarda di Finanzia, kanë bërë të munduar sekuestrimin e 1 ton lënde narkotike në Karaburun.
Me gjithë kushtet shumë të vështira të terrenit dhe të motit, me një det me forcë 4-5 ballë, operacioni vazhdoi gjatë gjithë natës dhe në orët e paradites së sotme.
Si rezultat në gjirin e Bristanit (Karaburun) rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u bë e mundur zbulimi dhe sekuestrimi i mbi 1 ton lënde narkotike e llojit kanabis sativa.
Lënda narkotike ishte e paketuar në 96 pako të madhësive të ndryshme e destinuar për tu trafikuar. Operacioni është ende në vijim për kapjen e autorëve të mundshëm dhe të mjeteve të transportit.
Territori po kontrollohet në një sektor të gjerë dhe të pyllëzuar. Lënda narkotike po transportohet me mjetet lundruese të GdF për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





