Transmetuar më 04-04-2017, 16:43

Krimi i rëndë në familje që tronditi Durrësin mesa duket e ka një shpjegim. E kaluara e Ersid Currit është vërtet dramatike. 25-vjeçari dhe gjyshja e tij, 80 vjeçe, u gjetën në banesën e të moshuarës, ndërsa dera ishte mbyllur nga brenda me çelës.

Ngjarja u zbardh pasi e moshuara, Hurme Curri, nuk i përgjigjej telefonatave të familjarëve. Ersid Curri, 25 vjeç, para 1 viti kishte dalë nga burgu ku qëndroi për rreth 10 vjet, pasi vrau një bashkëmoshatarin e tij pas një sherri në diskotekë, kur ishte vetëm 14 vjeç.

Sipas informacioneve flitet se djali jetonte me gjyshen, ndërkohë që mamaja e tij jetonte në Itali. I gjendur një situatë ku para pak vitesh i kishin vrarë të atin dhe vëllain, ai mendohet se vuante nga depresioni.

Por ngjarja e sotme, nuk ka qenë e vetmja tragjedi e familjes Curri. Vëllai i Ersidit, është vrarë shtatë vjet më parë me plumb pas koke në sheshin “Pranvera”. Gjashtë muaj pas vrasjes së tij, është vrarë edhe babai i Ersidit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd