Transmetuar më 04-04-2017, 14:59

Ish- konkurrentja e Big Brother, Rike Roci, e cila bëri bujë si tifozja seksi e kombëtares shqiptare në Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, ndihet e plotësuar me njeriun e saj të zemrës.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga plazhi, ku shihet mbështetur në shpatullat e një djali.

“Një nga kujtimet më të bukura”, shkruan Rike si diçiturë të fotografisë.

Rike duket se vijon lidhje me të njëjtin djalë me të cilin ka qenë e lidhur prej disa vitesh dhe kohën e kaluar me të e cilëson si një prej kujtimeve më të bukura.

Mësohet se i riu merret me biznes dhe Rike është njohur me të në Itali. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd