Transmetuar më 04-04-2017, 14:09

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Lezhës.
Jetmir Rica 45 vjeç, me banim në Laç u arrestua ditën e sotme.
I riu është shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Ricës i ka mbetur për të kryer nga ky dënim edhe 6 vjet, 6 muaj e 28 ditë burg. Ndërkohë arrestimi i tij u bë provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





