


Pasi ka kuptuar shqetësimin e Xhenit, Musa ka shkuar të bisedojë me Benardin që të sqarojë më tepër situatën.
Ky i fundit shprehet se nuk është xheloz, por reagimi i tij i ashpër vjen për një arsye të thjeshtë, të mos i lërë shkak Damianos që të afrohet me Xhenin.
“Nuk dua me i dhënë shkak atij t’i afrohet me shumë. Unë e kam për vete atë, jo për miletin”, shprehet Benardi. Ndërsa Musa i sugjeron të mos e mbajë mendjen aty.
Nga ana tjetër Xheni vijon të jetë e mërzitur me Benardin, ajo rikthen në vëmendje edhe diçka të cilën e ka shprehur dhe më parë.
“Mua kur më pëlqen, e them, fizikun e ka ‘OK’, por s’ka gjë tjetër është bosh”, thotë Xheni të cilës nuk i del inati me Benardin që tentoi ta puthte e më pas ta mbante me zor në krevat.
“Ndoshta javës tjetër s’më pëlqen Benardi, si do ia bëj unë. Ka dy ditë që më thotë mos bëj kështu, mos bëj ashtu”, shprehet Xheni duke shtuar se “Kur ai s’ka kuptuar deri tani që është 22 vjeç, s’mund ti kuptojë”, pasi Dona i kërkon t’i lërë më tepër kohë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





