
Ata janë njohur jashtë Tiranës, në kohën kur Françesk Radi ishte i internuar dhe megjithë këto kushte të pafavorshme për një histori, u dashuruan dhe nuk u ndanë kurrë.
Tefta Radi, bashkëshortja dhe gruaja që ndau me artistin jetën dhe dashurinë e vërtetë, por edhe të njëjtin mjedis pune në RTSH, ku ajo ka qenë folëse për shumë vite, e mbytur në lot dhe dhimbje, tha fare pak fjalë, por plot ndjenjë dhe vërtetësi. “Franko më mësoi si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet”, tha Tefta Radi.
Sot, muzikantit i janë bërë homazhet në hollin e Radio Televizionit Shqiptar ku punoi për shumë vite. Të pranishëm veç familjes ishin shumë miq dhe kolegë që përshëndetën Frankon për herë të fundit./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





