


Pasi ka kuptuar shqetësimin e Xhenit, Musa ka shkuar të bisedojë me Benardin që të sqarojë më tepër situatën mes dy të rinjve në shtëpinë e Big Brother.
Ky i fundit shprehet se nuk është xheloz, por reagimi i tij i ashpër vjen për një arsye të thjeshtë, të mos i lërë shkak Damianos që të afrohet me Xhenin.
“Nuk dua me i dhënë shkak atij t’i afrohet me shumë. Unë e kam për vete atë, jo për miletin”, shprehet Benardi. Ndërsa Musa i sugjeron të mos e mbajë mendjen aty, shkruan faqja e ‘Bb’.
Por Benardi sqaron se “Ajo nuk e ka qejf Damianon, por do të tallet me të. Por ajo i afrohet në këtë mënyrë dhe ai nuk ka faj pastaj që t’i vejë vërdallë dhe unë ngelem në mes si kukull, sepse nëse ia them këta asaj, ajo nuk e pranon”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





