


E ka ndarë disa ditë më parë edhe me publikun e “Rudina”, ndërsa ishte i ftuar në programin e pasdites dhe sot, ka vendosur ta ndajë sërish për të gjithë miqtë e rrjeteve sociale.
Prej 2-vjetësh, Ermal Mamaqi mban në telefon një shkrim, të cilin e lexon çdo ditë, madje 10 herë në ditë. Dhe ia ka vlejtur që çdo ditë ta ndiejë veten njeri më të mirë.
Duket se është një shkrim që jo vetëm i ka bërë mjaft mirë, por ka edhe shumë rëndësi për Ermalin. Ai u këshillon të gjithëve ta provojnë. Në ditët tona, nevoja për të qenë njeri më i mirë është parësore.
Postimi i Ermalit
Miq, dua të ndaj me ju diçka që do ju bëjë mirë. Para 2-vjetësh kam vendosur në faqen kryesore të celularit këtë shkrimin në foto. E kam lexuar me zë çdo ditë 10 herë. Ndonjëherë ia them vetes edhe para pasqyrës. Është diçka që e kam lexuar në librat që më ndriçojnë. Ju ftoj ta bëni dhe ju. E vetmja gjë që mund t’ju ndodhë është përmirësimi. Uroj ta besoni dhe t’ju funksionojë sa më shpejt. Bekime. Ju përqafoj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





