
Pak orë pas artikulimit të Ilir Metës, se LSI është e gatshme që t’i japë mandatet e saj, nëse kjo garanton zgjedhje të lira, ka reaguar deputeti i partisë Socialiste, Erjon Braçe.
Në një publikim të gjatë në facebook, Braçe shkruan se nuk do të votonte kurrë për një “qeveri besimi” me PD-në Brenda.
Nuk ka zgjedhje pa drejtësi, thotë Braçe, dhe këtë të fundit sipas tij, po e pengon Partia Demokratike. Më tej, deputeti i majtë shkruan se kurrësesi nuk e ndan pushtetin me Sali Berishën.
Reagimi i plotë:
“Une nuk ndaj pushtet me Sali Berishen! As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre! Nje vote kam ne Kuvend. E kam prej atyre njerezve te shumte, qe me kane votuar ne zgjedhjet e vitit 2013¬te, per te mbeshtetur, votuar, nje qeveri te Partise Socialiste. Jo te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike e te tjerave si ajo apo bashke me te. Une nuk kam besim tek Partia Demokratike! Zero! Nuk kam patur kurre! Pushteti i afert, i perbashket, ende i patretur i asaj partie, ka pushkatuar mu ne mes te bulevardit! Besimi tek vrases me pushtet, kryeminister e minister per te vrare, nuk mund te jete besimi im! Nuk mund te jete as besimi qe une mund ti detyroj shqiptareve, me vote ne tavoline! Gjaku i te pushkatuarve prej ketij pushteti uleret akoma! Nuk votoj asnjë qeveri “besimi” me PD¬në Brenda. Kete nuk mund te ma kerkoje kush! Ne cilendo forme, perfshire qeverine Teknike apo qeverine e Besimit! Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk eshte votuar nga populli, nuk mund te votohet nga une. As ne partine time e as ne koalicion. Per me teper kur sot ka vec nje koalicion rreth e rrotull: Koalicioni kunder reformes ne Drejtesi!! Njerez jini vigjilent! Gjithcka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fare. NUK KA ZGJEDHJE PA DREJTESI! GARANTI I ZGJEDHJEVE ESHTE DREJTESIA! ASNJE POLITIKAN, DREJTESIA! Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi. Reforma ne pushtetin real, garantin e lirive dhe te drejtave te cdo shqiptari, por me te korruptuarin ne kete vend. Ky pushtet nuk u rrezua kurre, pavaresisht vullnetit te njerezve, shprehur me vote masive. Qeveria e ketij Pushteti nuk eshte me legjitime, ajo duhet rrezuar¬jo qeveria e Edi Rames, mu sic Kushtetuta e bllokuar prej tyre thote, sanksionon, kerkon, vendos! Une per kete e kam nje vote!!”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





