Transmetuar më 04-04-2017, 12:32

Sikur të mos mjaftojnë debatet dhe replikat e fundit mes LSI dhe PS, një tjetër “betejë” duket se ka filluar, por këtë herë brenda vetë LSI-së. Bëhet fjalë për mandatin e ish-deputetit Armando Prenga, i cili i kaloi Petrit Gjonit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por, Gjok Buna, nga radhët e LSI, ka paraqitur një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, ku kundërshton vednimin e marrë. Ai ka kërkuar që ky vendim të shfuqizohet me pretendimin se mandati i takon atij. Séance për shqyrtimin e kësaj kërkese pritet të mbahet të mërkurën në orën 12:00./k.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd