
Një djalë i vogël në Tiranë është përdhunuar nga një burrë i cili e ka gënjyer deri sa ka arritur qëllimin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, e hënë, ku i dyshuari është 42- vjeçari Roland Zana, banues në Tiranë.
Zana u vu në prangat e policisë ditën e djeshme pasi dyshohet se në barakën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me 6- vjeçarin I. Zh.
Noa.al mëson se i mituri dhe i dyshuari janë pjesë e komunitetit rom dhe se Zana, e ka gënjyer vogëlushin duke e futur në barakën e tij, dhe aty ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
I mituri u ka treguar çdo gjë prindërve pas ngjarjes duke bërë denoncimin në polici. Kjo bëri që efektivët e komisariatit të policisë nr.3 të vënë në pranga 42- vjeçarin nën akuzën e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





