


Tiranë, 4 prill 2017, NOA.al- Deklarata e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta se partia që ai drejton nuk do të hyjë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës dhe kërkesa për krijimin e një qeverie besimi, ka marrë mbështetjen e kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Në një reagim të tij, Duka thotë se si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si aleat i opozitës, përshëndet qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykon se kjo deklaratë vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, ku dhe për të cilën i është drejtuar edhe me një letër zotit Meta me datën 20 shkurt 2017.
“Z. Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj., janë të drejta dhe realiste”, thotë Duka.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





