
Korçë, 4 prill 2017, NOA.al- Persona të maskuar grabisin me armë një kazino në Korçë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku rreth orës 03:40 ende pa zbardhur e marta, në lagjen nr. 2 Korçë, në një ambient lojërash fati, kazino, dy persona të maskuar kanë kryer grabitjen.
Njëri prej autorëve dyshohet të ketë qenë i armatosur dhe duke kërcënuar personelin, kanë arritur të marrin një sasi lekësh për t’u larguar më tej.
Nga veprimet e para rezulton se persona të dëmtuar nuk ka patur. Lidhur me grabitjen vijojnë hetimet, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sakaq punonjësit e kazinosë po merren në pyetje, ndërkohë që pritet të mësohet më shumë rreth ngjarjes./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





