








Ai e rrahu të birin për vdekje dhe më pas trupin e tij ja hodhi derrave për të ngrënë.
Michael A Jones, 46 vjeç, nga Piper, Kansas, u shpall fajtor për këtë vrasje të shkallës së parë të të birit Adrian Jones. Ai u shpall fajtor ditën e premte për dhunimin fizik të djalit të tij të mitur 7 vjeç.
Të dy prindërit e vogëlushit të vdekur u dënuan me burgim të përjetshëm pa patur mundësinë të shfajësoheshin.
Mbetjet e vogëlushit u gjetën në një hangar jashtë shtëpisë kua ai jetonte së bashku me gruan e tij Heather dhe 7 fëmijët e tyre që varionin nga mosha 1-11 vjeç.
Pronarja e banesës, Jennifer Hoevers, që e kishte lëshuar me qira për çiftin vrasës, tha se kishte mbetur e shokuar kur hyri brenda për herë të parë që pas ngjarjes.
“Më mori frymën. Kishte ushqim të prishur kudo. Muri ishte mykur dhe kishte vrima plumbash. Në shtëpi jetonin edhe gjashtë vajza, që janë marrë nga shërbimi i kujdesit social./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





