Transmetuar më 03-04-2017, 16:58

Pas darkës me kryeministrin e vendit Edi Rama mbrëmjen e djeshme në një restorant në zonën e Pazarit të Ri, takim i cili ka zgjatur 4 orë, kreu i LSI Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim tjetër.

Pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 14:30 kreu i Kuvendit është parë të dalë nga zyra e tij bashkë me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, e prej andej ja në drejtuar te një restorant peshku.

Në takimin që ka zgjatur rreth dy orë mësohet se temë e diskutimit ka qenë situata politike në vend. Por nuk dihet nëse po diskutohet edhe në lidhje me ecurinë e koalicionit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd