Transmetuar më 03-04-2017, 16:28

Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur metronë e Shën Petërsburgut gjatë kësaj të hëne, duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Shpërthimet kanë ndodhur në stacionet pranë sheshit “Sennaya Ploschad”, i cili është mbuluar krejtësisht nga tymi, si dhe pranë universitetit “Tekhnologichesky Institute”.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një mesazhi në Twitter i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit rus, ndërsa ka shprehur përkrahjen kundër terrorizmit.

“I trishtuar nga shpërthimet që shkaktuan të vrarë dhe të plagosur në metronë e Shën Peterburgut. Ngushëllime popullit rus. Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit”, shkruan Bushati.

Nga raportimet paraprake thuhet se njëri prej shpërthimeve ka ardhur nga një automjet i parkuar pranë, ndërsa janë shënuar edhe mbi 50 të plagosur, mes të cilëve ka edhe fëmijë.

Të paktën njëra nga pajisjet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të “linjës blu” janë mbyllur përkohësisht./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd