
Ethet e nominimit e kanë vënë në lëvizje Ademin, i cili duket më aktiv se kurrë brenda shtëpisë së Big Brother. Pjesëmarrja në debate nuk ka qenë pika e tij më e fortë, por nga dita e djeshme ai ka nisur një debat që ka vijuar herë pas here me Lupçen, i cili është afruar shumë më çiftin tjetër të nominuar Danjel-Fotini.
Fërkimi i parë mes tyre ka nisur për buxhetin, ose më saktë për sasinë e cigareve që konsumon Ademi. Të shkëputura në distancë mes tyre ka pasur disa përplasje, ku arsyet janë nga më të ndryshmet.
Më i fundit ka qenë pretendimi i Ademit, se Lupçe ka qenë i vetmi që ka bërë zhurmë duke e zgjuar nga gjumi. Një pretendim që sipas Lupçes bie poshtë, pasi ai nuk ka qenë i vetmi në dhomë.
Por gjatë ditës së sotme është vënë re një tjetër detaj, çifti Ejona-Adem është afruar më tepër me Kein, e cila dihet se ka një opinion negativ për Lupçen dhe nuk ngurron t’ia shajë këtë fundit Ademit.
Ndërsa Ejona-Adem gjejnë mbështetje te Kei, Lupçe është miqësuar shumë me Danjelin, me të cilin ai shpreh opinione negative rreth Ademit. Danjeli duket se është në një pozicion komod në këtë mes, pasi duke qenë në nominim përballë Ademit, nuk e ka të vështirë që ta sulmojë këtë të fundit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





