Transmetuar më 03-04-2017, 14:57

Një pjesë e madhe njerëzish i kërcasin gishtat për të shfryrë tensionin, e të tjerë për shkak se u është vërë zakon. Por shpesh herë e kemi pyetur veten nëse i shkaktojmë dëme vetes duke i kërcitur gishtat.

Një studiues amerikan nga California, Donald L. Unger me profesion mjek thotë se ka mbajtur nën vëzhgim një person i cili për 60 vjet me radhë kërciste gishtat e së njëjtës dorë.

Ai vuri re se nuk kishte asnjë dallim në nyjet e të dyja duarve, pavarësisht se vetëm gishtat e njërës dorë ishin kërcitur.

Por studime të ndryshme pretendojnë se nëse një veprim i tillë bëhet i shpeshtë, shkaktohet dobësim i forcës së dorës. Por kjo gjë siç shihet në videon më poshtë, nuk ndodh prej kërcitjes së gishtave por prej faktit se nyjet artritike kanë një tendencë për t’u plasaritur, për shkak të kërcit të dëmtuar në sipërfaqen e nyjeve.