Transmetuar më 03-04-2017, 14:32

Damiano ka mbetur i befasuar nga Armela. Ajo po i tregonte se Musa i kishte thënë të lidhej me Egnajtin, ndërsa ajo i ishte përgjigjur se pëlqente prej fillimit Damianon.
Por ai mbetet i befasuar. “Ou, se dija unë këtë. Hera e parë që po ma thua mua këtë”, i thotë Armelës dhe qesh.
“Këtë javë dua të merrem me ty unë, që të të gdhend pak se nuk je në terezi. Ajo që bën ti është shumë antipatike dhe më acaron mu, e jo më të tjerët që janë jashtë”, i thotë Damiano.
Damiano propozon Xhenin: S’e bëj për lojë, do të bëj çmos që të të bëj timen
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





