Transmetuar më 03-04-2017, 13:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi disa projektvendime për zgjedhjet e ditës së sotme, duke regjistruar edhe pesë parti.

Gjatë mbledhjes u miratua projektvendimi “Për miratimin e listës emërore të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ anëtarë dhe sekretare të KZAZ-ve”, “Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017”, “Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, dhe thirrjen e mbledhjes së parë të tyre” dhe “Për regjistrimin si subjekte zgjedhore të disa partive politike për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”.

KQZ vendosi të regjistrojë Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi, Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori, Partia Aleanca Popullore, Partia Socialpunëtore Shqiptare dhe Partia Forca Rinia.

Po ashtu KQZ vendosi për regjistrimin si subjekte zgjedhor të partisë Kristian Demokrate, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd