Transmetuar më 03-04-2017, 08:57







Quhet Ardit Kero është diplomuar për financë, profesion të cilin e ushtron dhe është “ana e panjohur” e një prej moderatorëve më të suksesshme në Shqipëri, Arbana Osmanit.
Arbana shumë rrallë ka publikuar fotografi të partnerit të saj i cili është tetë vite më i madh në moshë dhe me të cilin kanë thuajse dhjetë vite bashkë.
Prezantuesja e cila aktualisht po moderon reality show “Bog Brother”, flet shumë rrallë për të në publik, duke e mbajtur larg vëmendjes së mediave.
Arbana dhe Arditi janë bërë prindër të të voglit Joni dhe lidhja mes tyre duket shumë e konsoliduar, madje ai është mbështetja më e madhe për prezantuesen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





