Transmetuar më 03-04-2017, 08:29

Një turiste gjermane e cila ndodhej me pushime në shtetin indian të Tamil Nadu u sulmua dhe përdhunua nga tre persona, gjatë kohës që merrte rreze dielli në plazhin e Mahabalipuram.
Tre autorët dyshohet se ishin në gjendje të dehur dhe e tërhoqën 25- vjeçaren në një zonë të mënjanuar të plazhit, për ta përdhunuar.
E dëmtuara arriti të largohej pas ngjarjes së ndodhur gjatë javës së shtunës, duke vendosur kontakte me ambasadën gjermane në New Delhi. Ajo bëri denoncim në polici, duke çuar në arrestimin e dy të dyshuarve./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





