Transmetuar më 02-04-2017, 20:53

Një gol i Bathës në minutën e 39, i ka dhënë fitoren skuadrës së Partizanit, përballë një rivali direkt për titull siç është Skënderbeu. Takimi dhuroi një lojë të bukur dhe raste për të dyja ekipet por të kuqtë arritën që të shfrytëzonin më së miri këtë ndeshje përballë tifozëve të tyre. Pas disa kombinimeve të mira, topi shkon në zonënë e korçarëve dhe me një goditje të menjëhershme, Batha e çon në rrjetë. Edhe pse Skënderbeu u përpoq të gjente barazimin, nuk ja arriti duke bërë që kampionati të marrë një rrjedhë shumë interesante. Nga ana tjetër, Kukësi fitoi me jo pak vështirësi përballë Luftëtarit./k.k/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd