Transmetuar më 02-04-2017, 19:48

Deri dje nuk ka ngurruar t’i quaj as terroristë, ndërsa sot, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kërkon votën e kurdëve të lindjes pro referendumit për të shtuar kompetencat e tij.
“Ne jemi gardianët e paqes, ne jemi gardianët e lirisë. Ne nuk harrojmë nënat që vajtuan në Diyarbakir sepse fëmijët e tyre u rrëmbyen në male. Si i trajtuan atë që sot bëjnë thirrje për paqe? I trajtuan dhunshëm dhe në mënyrë makabre, kurse ne me mëshirë”, tha kreu i shtetit turk, duke shtuar se vendi ka nevojë për një presidencë më të fortë për të shmangur koalicionet qeverisëse të brishta siç ka ndodhur në të kaluarën./k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





