Transmetuar më 02-04-2017, 19:40

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Çikago ku disa adoleshentë kanë përdhunuar një 15 vjeçare, duke i transmetuar pamjet live në facebook. Vajza është identifikuar me emrin Deahvion Austin, e cila kishte rënë pre e dhunuesve në datën 19 mars. Ky krim monstruoz është parë live nga 40 persona në rrjetet sociale. Sipas hetimeve të para, dyshohet se kanë qenë 6 personat të cilët kryen këtë akt. Ajo që denoncoi ngjarjen ishte nëna e të dhunuarës./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd