



Sal Paradiso nga Britania e Madhe, vendosi të ndryshojë jetën kur babai i tij vdiq nga një atak në zemër nga mbipesha.
Ai e kuptoi se po bëntë të njëjtën gjë por në moshën 35-vjeçare i tha ndal kequshqyerjes dhe vendosi të ndryshojë jetën e tij.
Që nga momenti që nisi ndryshimin e tij, ai ka humbur 171 kilogramë duke u ushqyer shëndetshëm.
“Unë peshoja 320 kg dhe isha drejt vdekjes së sigurtë, njësoj si im atë. Pija lëngje që përmbanin shumë kalori, ushqimet ishin të stërngarkuara me karbohidrate, ku merrja deri në 10.000 kalori në ditë. Ajo që bëja ishte jashtëzakonisht e tmerrshme”, u shpre Sal Paradiso për mediat britanike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





