Transmetuar më 02-04-2017, 14:43

Për dhjetë vite me radhë vuante nga një kollë e fortë, e cila kishte erë të rëndë. Asnjë mjek nuk kishte arritur të gjente problemin dhe të ofronte një zgjidhje, deri kur adoleshentja takoi mjekun ShashidharBugg.

Renuka Harlapur, është një 19- vjeçare indiane e cila vuan prej një dekade nga kolla e fortë prej së cilës shkaktohej një aromë tej mase e rëndë.

Nga vizitat e bërë u përjashtuan të gjitha sëmundjet të rënda. Doktor Bugg nga kontrollet e kryera arriti të zbulojë shkakun: kapaku i një stilolapsi.

Dyshohet se Renuka e ka kapërcyer aksidentalisht kapakun qysh në vegjëli dhe për vite të tëra ishte bllokuar në mushkëri, duke shkaktuar një infeksion, shkruan noa.al.

Kur 19- vjeçarja i’u drejtua doktor Bugg, me zor mbushej me frymë, por mjeku arriti që t’ia hiqte kapakun në sajë të një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa tashmë që kanë kaluar disa ditë nga ndërhyrja, vajza është shumë më mirë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd